Një person i tretë është vënë në pranga në lidhje me tritolin që u sekuestrua një ditë më parë në Sarandë. Si pasojë e këtij operacioni është vënë në pranga edhe një 26-vjeçar, si bashkëpunëtor i dy vëllezërve Ogiçi.

Policia thotë se të tre ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të përgatitur lëndën plasëse dhe më pas ua shisnin grupeve kriminale. Operacioni në Sarandë është vijim i një seri operacionesh kryesisht në Vlorë, ku janë sekuestruar kallëpe tritoli të montuara për shpërthim në distancë (Lexo më shumë).

5 kallëpe tritoli, 2 prej të cilëve të montuar për shpërthim në distancë u sekuestruan në Sarandë bashkë me 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak./tvklan.al