Vendosja 4.5 kilogramëve eksploziv në linjat paralele të energjisë Koman -Elbasan dhe Vau i Dejës -Elbasan, po hetohet në mënyrë intensive nga blutë e Lezhës. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po ndjek disa pista hetimore, por pa mundur ende të zbardhë motivet e këtij akti.

Ngjarja konsiderohet si një vepër e rëndë kriminale, pasi rrëzimi i shtyllave do të kishte patur pasoja të rënda në furnizimin me energji elektrike. Fatmirësisht vetëm gjysma e sasisë së lëndës plasëse ka mundur të shpërthejë. 2.3 kg tritol u gjendën të pashpërthyera. Drejtuesit e policisë thonë se ka qënë një plan i menduar mirë, aq sa ideatorët dhe autorët e tij janë përpjekur të krijojnë tymnajë mbi hetimet duke e mbështjellë sasinë e tritolit me një flamur të Partisë Socialiste dhe një flamur kombëtar. Por sipas policisë, këto simbole janë përdorur vetëm për të fshehur gjurmët./tvklan.al