Një sasi tritoli shpërtheu ne një lokal në Shëngjin në 19 Nëntor të këtij viti. Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit.

Autoritetet sqarojnë se “pas një pune profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një objekt në ndërtim në Shëngjin”.

Policia bën me dije se ka arrestuar E. P., 21 vjeç, banues në Larushk, Krujë.  “Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, shtohet në njoftim.

Tashmë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të lidhur me 21-vjeçarin./tvklan.al