Tritoli tek lokali i Shurdhit, hetimet nga Krimet e Rënda

Posta

Tritoli tek lokali i Shurdhit, hetimet nga Krimet e Rënda

19:37 15/03/2016

Hetimet për shpërthimin e orëve të para të ditës së hënë në rrugën “Myslym Keta” i kanë kaluar tashmë sektorit të Krimeve të Rënda. Kjo për shkak të punës që kryente administratori i tij Jetmir Shurdhi i njohur ndryshe me emrin Admir.

33- vjeçari nga Burreli kryente detyrën e përkthyesit pranë  muxhahedinëve  Iranian në tiranë , ndërsa me kohë të pjesshme  sipas të dhënave punonte në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Hetimet janë përqëndruar  në hakmarrjen për shkak të detyrës që kryen 33- vjeçari Shurdhi.

Ai ka rrëfyer para prokurorit të cëshjtes së nuk ka dijeni se kush mnd ti ketë vënë tritolin pasi nuk ka patur konflikte me njeri.

Jashtë hetimit nuk është lënë dhe pista e ndonjë hakmarrje ndaj pronarëve të lokalit  e më konkretisht vëllezërve Altin dhe Leonard Alllushi.

Ndërsa për eksplozivin e vendosur mëngjesin e së shtunës në pjesën e përparme të mjetit të efektivit të komisariatit numër tre  Dilaver Shtrezit në Bathore , burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se krahas pistave të tjera  po hetohet dhe për një ngjarje të stisur me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT