Aleksandër Vuçiç arriti një fitore të thellë në zgjedhjet parkohshme të së dielës në Serbi.

Partia Progresive e Serbise mori 131 vende në parlamentin me 250 deputetë. Ndërsa, socialistët e ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç siguruan vetëm 30 deputetë.

Ky rezultat  i lejon Vuçic  të ketë shumicën e nevojshme për të formuar i vetëm qeverinë.

Pas fitores, kryeministri falenderoi qytetarët që i dhanë edhe një herë mundësinë për të qeverisur Serbinë.

Por surpriza e vërtetë e këtyre zgjdhjeve ishte rikthimi në skenën politike i Vojisllav Sheshel. I sapo liruar nga akuzat për krime lufte nga gjykata e Hagës, Sheshel e arriti të marrë 7.97% të votave ose 21 deputetë në parlament.

Radikali serb është kundër politikave pro-europiane të kryeministrit Vuçiç dhe ruan një qasje pro-ruse.

Tv Klan