Shqipëria i kthen reston Danimarkës, i mposht 3-2

Humbja në takimin e parë ishte thjeshtë një mbrëmje e keqe për kombëtaren shqiptare të futsallës për meshkuj. Kuqezinjtë e drejtuar nga Erind Resuli mposhtën me shumë vështirësi Danimarkën, në takimin e dytë kualifikues të Kampionatit Europian 2022 të futsallës. Selmanaj dhuroi spektakël mes kundërshtarëve për të kaluar në avantazh kombëtaren tonë.

Në minutën e 12-të, Halimi dyfishoi rezultatin. Në fraksionin e dytë të ndeshjes së zhvilluar në Tiranë, në minutën e 29-të, Selmanaj shkund sërish rrjetën e danezëve, duke trefishuar rezultatin për Shqipërinë. Në minutën e 33-të, danezët shkurtuan rezultatin me Falk, ndërsa shtatë minuta më vonë është Hansen, ai i cili dyfishon shifrat për Danimarkën, por pa ndryshuar fatin e lojës.

“Fitore që rrit moralin e Shqipërisë në grup, ku gjendet së bashku me Ukrainën dhe Kroacinë,” u shpreh trajneri i kombëtares Erind Resuli.

Klan News