Skënderbeu regjistroi fitoren e parë sezonale në Abissnet Superiore. Korçarët triumfuan 2-1 me përmbysje ndaj Elbasanit, në javën e shtatë.
Verdheblutë kaluan të parën në avantazh, me anë të Mazarit në minutën e 41-të. Megjithatë, pa u mbyllur pjesa e parë vendasit barazuan me Bismark.
Ishte i njëjti lojtar që përmbysi rezultatin në minutën e 77-të. Miqtë provuan deri në fund për të barazuar, por pa mundur dot.
Me këtë sukses, Skënderbeu ngjitet në vendin e shtatë me gjashtë pikë, ndërsa Elbasani me një pikë më shumë mban vendin e pestë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
