Sunderland ka siguruar ngjitjen në Premier League pas pritjes 8-vjeçare. Skuadra e drejtuar nga Le Bris, triumfoi 2-1 në finalen e “play off” ndaj Sheffield United.

Këta të fundit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi e mbyllën pjesën e parë në avantazh.

Campbell zhbllokoi takimin në minutën e 25-të, me një gjuajtje të bukur përballë portierit. Megjithatë, në fraksionin e dytë, Sunderland u fut me një marsh tjetër dhe ndryshoi rrjedhën e takimit.

Mayenda barazoi shifrat në minutën e 76-të, ndërsa në minutën e 95-të, Watson me një supergol nga jashtë zone, përmbysi rezultatin duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Sunderland rikthehet në Premier League, aty ku mungon nga viti 2017. /tvklan.al