Tre ndeshje të javës së 25-të në Serinë A, nuk prodhuan surpriza sa i përket rezultateve. Roma fitoi minimalisht ndaj Parmës në transfertë.
Në një sfidë të luftuar, verdhekuqtë iu falën golit të shënuar nga Soule në minutën e 33-të, ndërsa vendasit mbetën me 10 lojtarë dy minuta më parë, pasi Leoni u ndëshkua me të kuq.
Me këtë sukses, Roma mban vendin e nëntë me 37 pikë, ndërsa Parma në vendin e 18-të me 20 pikë.
Udinese shkëlqeu ndaj Empolit, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Monza dhe Lecce barazuan pa gola mes tyre. /tvklan.al