Triumfojnë Real dhe City



Triumfojnë Real dhe City

10:53 25/02/2021

Spanjollët dhe anglezët ‘prekin’ çerekfinalen e Champions

Real Madrid dhe Manchester City kanë hedhur një hap drejt raundit çerekfinal të Ligës së Kampionëve. Spanjollët fituan 1-0 ndaj Atalantës në takimin e parë të fazës së 1/8-ave. Dominimi i djemve të Zinedine Zidane ishte tepër i madh, teksa dalja me të kuq e mbrojtësit Frojler la me 10 futbollistë Atalantën.

Kjo shtoi ritmin e spanjollëve në fushën e blertë, që gjetën rrjetën në fundin e sfidës me anë të Mendy. Mbrojtësi lëshoi një goditje potente nga jashtë zonës, për t’i dhënë fitoren Realit.

Fitore në transfertë mori edhe Manchester City, në transfertën hungareze të Borussia Monchengladbach. Gjermanët rezistuan për 29 minuta, pasi Bernardo Silva shtyu drejt rrjetës topin e hedhur në zonë nga Kanselo. Portugezi nuk u mendua dy herë për të kaluar në avantazh anglezët.

Gabriel Zhesus dyfishoi shifrat në minutën e 65-të, me golin e brazilianit që rezultoi edhe i fitores. Triumf që favorizon anglezët për të kaluar më tej dhe takimi i 16 marsit pritet të jetë thjeshtë formalitet.

Klan News







Të ngjashme