Trofeu i Champions League mbërriti në Mynih, vetëm dy javë përpara finales që do të zhvillohet më 31 Maj në Allianz Arena.

Tifozët vërshuan të bënin fotografi me trofeun, që ndryshe njihet si “Kupa me veshë të mëdhenj”.

Entuziazmi ishte i madh, edhe sepse finalja e turneut më të rëndësishëm kontinental për klube kthehet në kryeqendrën e Bavarisë për herë të parë prej vitit 2012.

“Është shumë bukur që erdhi trofeu. Është kaq i shndritshëm dhe është fantastike ta shoh nga afër.”

“E ndjek futbollin, shumë lojtarë e kanë fituar këtë kupë. Është e pabesueshme, ky trofe vlen kaq shumë, prandaj nuk të lejojnë ta prekësh.”

“Në një farë mënyre, trofeu bëhet i prekshëm dhe është kaq afër. Nuk kam parë ekspozita të tilla dhe jam e befasuar.”

Paris Saint Germain do të sfidojë Interin në finale. Francezët kërkojnë triumfin e parë historik, ndërsa zikaltërit kurorën e katërt të kampionit të Europës.

Tv Klan