THE_OTHETMes qindra prodhimeve kinematografike nga 90 vende të botës, “The Other Face”, “Fytyra Tjetër” i Arsa Gashit rrëmbeu çmimin për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Amsterdam për vitin 2014.

“The other face” është historia e një vajze që jeton mes fatit të saj të pafat dhe ëndërrave për një jetë më të mirë. Skenariste dhe protagoniste në filmin e saj, Arsa sjell përgjatë 9 minutave e 42 sekondave, dualitetin ku notojmë çdo ditë, sjell secilin prej nesh me maskat që veshim në përditshmërinë tonë.

Shumë më herët se skenari të ngjizej, Arsa e kishte hedhur gurin e parë të themelit. Bashkëpunëtorja e saj e parë do të ishte e madhja Tinka Kurti.

I xhiruar në katër vende të Shqipërisë, në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Karaburun, “The other face” është i pafjalë.

Pas filmit të parë që u kurorzua edhe me një çmim, tashmë Arsa është në përgatitje të një filmi tjetër, këtë herë artistik.

TV KLAN