Mund të fitosh trofe të ndryshme si futbollist, por të jesh fitues i Kupës së Botës është diçka që jo të gjithë e arrijnë. Dëshira e vetme e futbollistëve që do të luajnë finalen është të grenë trofeun më të lakmuar në botën e futbollit.

“Do të ishte suksesi më i madh i karrierës sime. Edhe fakti që po luajmë në finale është një arritje e madhe. Të luaj në këtë ndeshje për Kombëtaren më bën vërtetë krenar, do ta mbaj mend gjithë jetën. Nëse do të fitojmë do të ishteee… nuk di me çfarë fjalësh duhet ta përshkruaj. Le të ndodhë ç’të ndodhë. Ne jemi të bindur se do të fitojmë”,

tha Luka Modriç i Kroacisë.

Fracezët njihen si popull krenar dhe të tillë i ka bërë historia me arritjet e tyre.

“Duhet ta bëjmë popullin krenar dhe kjo do të thotë që duhet të fitojmë. Deri tani s’kemi arritur asgjë. Është edhe një pengesë e madhe për t’u kaluar. Por ata janë skuadër e fortë psikologjikisht. Nuk dorëzohen kurrë, luftojnë deri në fund. Por është vetëm një skuadër që do të marrë kupën në shtëpi. Shpresoj të jemi ne”

, tha Paul Pogba, futbollist i Francës.

Të dy ekipet do të përpiqen ta mbyllin ndeshjen në 90 minuta duke shmangur në këtë mënyrë shtesat, ankthi do të ishte shumë i madh për t’u përballuar.

Tv Klan