Presidenti Rexhep Mejdani takohet me përfaqësues të Trojkës Europiane të kryesuar nga kryetari i OSBE-së Geremek  dhe kryetari i Këshillit të Europës Jorgos Papandreu ku në këtë takim kërkoi që Opozita të dënojë aktet e dhunës dhe të distancohet nga sulmi i institucioneve dhe armatosja e militantëve. Presidenti theksoi se do të vazhdojë përpjekjet për kthimin e dialogut politik. Trojka Europiane i kërkoi presidentit Mejdani të ndërmarrë hapa konkrete për krijimin e një insitucioni të pavarur të së vërtetës si dhe për vlerësimin e ngjarjeve që tronditën vendin kohët e fundit. Trojka Europiane takohet dhe me kryeministrin Fatos Nano i cili u shpreh se është kundër burgosjeve politike dhe se lë të kuptohet se nuk do të hakmerret ndaj liderit të Partisë Demokratike, por megjithatë Nano fajëson Sali Berishën për organizimin e grushtit të shtetit dhe sipas tij qeveria do të angazhohet që me anë të disa paketave të rrepta tre mujore rë rivendosë rendin në vend.

Pamje Presidenti Rexhep Mejdani takimi me përfaqësues të Trojkës Europiane, Geremek dhe Jorgos Papandreu. Pamje nga takimi Trojka-Fatos Nano, kabineti qeveritar, Pasak Milo, Arben Malaj, Arben Imami, Kastriot Islami, Edi Rama./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame