“Trolls 3” rikthehet në ekranin e kinemasë - Tv Klan

“Trolls 3” rikthehet në ekranin e kinemasë


“Trolls 3” rikthehet në ekranin e kinemasë

11:40 24/11/2021

Filmi i njohur vizatimor “Trolls” do të ketë një pjesë të tretë. DreamWorks Animation ka nisur punën për të dhe kësaj here do të debutojë në kinema.

Universal Pictures ka njoftuar për një tjetër film të ngjarjes së njohur dhe të dashur, sidomos për fëmijët për të cilin synon ta shfaqë në kinema më 17 Nëntor 2023. Filmi do të shfaqet për 17 ditë në ekranin e madh përpara se të jetë i disponueshëm në platformat dixhitale.

Data e përzgjedhur e debutimit është në një betejë me një film ku luajnë Ryan Reynolds e John Krasinski, prodhim i Paramount Pictures.

Vitin e shkuar “Trolls World Tour” u shfaq njëkohësisht në kinema e platforma dixhitale për shkak të pandemisë. Filmi i parë grumbulloi 350 milionë dollarë fitime nga kinematë, ndërsa i dyti arriti në 100 milionë dollarë nga transmetimi në platforma./tvklan.al








Të ngjashme