Aktorja turke Melisa Döngel të cilën e kemi parë në serialin Sen Çal Kapim” dhe “Ask Mantik Intikam” ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi, ku ka tronditur opinionin publik.

Sipas rrëfimit të saj në mediat e huaja, ajo ka treguar se ka pasur një jetë të vështirë dhe në moshën 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj.

I ka rrëfyer të ëmës për këtë gjë, por ajo nuk e besoi dhe i kërkoi që të mos e diskutonte me njeri tjetër. Madje nga traumat e mëdha që ka përjetuar ajo ka treguar se ka marrë ndihmë psikologjikë për një kohë të gjatë.

Këtë rrëfim e ka bërë pasi babai i saj u fut në burg dhe ka kërkuar që të marrë kujdestarinë e motrës 17-vjeçare për të shmangur një histori të dhimbshme që përsëritet. I ati nuk ka pranuar t’ja japë kujdestarinë duke ia lënë të ëmës e cila ndodhet në Rusi. Më pas nëna ia ka dërguar Melisës vajzën sepse nuk mundi të kujdesej më për të. /tvklan.al