Koncerti kthehet në tragjedi

Një këngëtare spanjolle ka mbetur e vdekur teksa ishte duke performuar në skenë pas shpërthimit të fishekzjarrëve. Joana Sainz po këndonte dhe kërcente në skenë me Orkestrën Super Hollywood të Spanjës në Las Berlanas, një qytet i vogël në veriperëndim të kryeqytetit Madrid, kur ndodhi incidenti.

Gjatë shfaqjes, e cila ishte organizuar si pjesë e një festivali lokal, një fishek piroteknik shpërtheu dhe goditi 30-vjeçaren në stomak.

Fishekzjarret ishin pjesë e performancës së saj, por gjithçka u kthyer në tragjedi. Të pranishmit më shumë se 1000 veta që ndodheshin në sallë u tmerruan në kohën që ndodhi ngjarja.

Perdja u ul shpejt, pasi këngëtarja e dëmtuar ra në dysheme dhe një mjek i pranishëm në skenë u ngjit për ti dhënë ndihëm e parë. Ajo u transportua në spital në Sainz, por ishte e kotë, pasi kishte ndërruar jetë./tvklan.al