Një studente e mjekësisë dhe modele pretendohet se i ka nxjerrë zemrën, mushkëritë dhe zorrët nënës së saj, pastaj bëri një dush për të pastruar gjakun dhe u takua me të dashurin e saj, sipas një raporti.

Anna Leikovic, 21, nga Comrat, Moldavia, fillimisht përdori një thikë kuzhine për të goditur nënën e saj, Praskovya Leikovic, 40 vjeç. Po me të njëjtën thikë ajo i nxori nënës së saj zorrët, mushkëritë dhe zemrën.

Studentja e mjekësisë, e cila ka rreth 11 ndjekës, u paraqit në gjyq dhe u pyet nga një gazetare nëse e kishte therrur nënën e saj me thikë.

“Mirupafshim”, u përgjigj Leikovic duke qeshur.

Sipas mediave të huaja, nëna ishte kthyer nga një detyrë pune në Gjermani dhe besonte se vajza e saj po merrte drogë, kështu që i bërtiti dhe i kërkoi të shkonte në një qendër rehabilitimi dhe kjo që e zemëroi Annën.

“Ishte një familje shumë e mirë”, tha xhaxhai i Anës Vladimir. Praskovya e donte aq shumë vajzën e saj dhe ajo kalonte sa më shumë kohë me të,” tha ai.

Hetimi mbi motivin e vrasjes tronditëse po vazhdon. /tvklan.al