Një dhëndër i ri, i cili ishte së bashku më nusen e tij në muaj mjalti, ka filmuar momentin e tmerrshëm kur bashkëshortja e tij u sulmua nga një peshkaqen në Karaibe.

Sarah Illig shihet duke lundruar në brendësi të ujit të kulluar, kur grabitqari ngrihet dhe e kafshon në krah.

Videoja e filmuar nga bashkëshorti i saj Evan Carroll tregon se Sarah kthehet mbrapsht duke ndjerë shumë dhimbje duke notuar sa më shpejt të mundet.

Ajo më vonë tha se nuk e kishte parë peshkaqenin që po i afrohej dhe se fillimisht mendoi se i shoqi i saj, Evan, po i bënte një shaka.

“Në brenda më pak se një sekonde, kuptova se sa shumë më dhimbte krahu dhe vërejta që syzet e mia të zhytjejes më kishin bllokuar shikimin për të parë peshkaqenin (i cili ishte më i madh se unë), ngjitur me krahun tim. 

U ktheva mbrapsh dhe u largova nga atje”.

Sarah ka postuar videon në Facebook dhe Instagram, duke thënë me shaka: “Muaji i mjaltit përfundon me një kafshim”.

/tvklan.al