Bota e futbollit anglez ka marrë një lajm tronditës në prag të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri. Një prej futbollistëve të Evertonit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka përfunduar në prangat e policisë britanike, nën akuzën e pedofilisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, futbollisti është rreth 31-vjeçar, i martuar dhe pjesë stabël e ekipit kombëtar, por pa zbuluar se kush dhe cilit ekip i përket. Klubi i Everton njoftoi se e ka pezulluar futbollistin për të lënë policinë të lirë të hetojë.
Ndalimi i tij u bë në qytetin e Manchester, teksa nuk dihet ende se kur mund të ketë ndodhur akti i turpshëm. Duke iu referuar moshës së tij, pra 31-vjeçar, rezulton se vetëm Gylfi Sigurdson i përket kësaj moshe, edhe pse aktualisht këto fakte mbeten në vazhdën e aludimeve.
Klan News