Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kjo kabinë me dy transformatorë, ka shpërthyer dje në orët e mbrëmjes duke tronditur banorët e këtij pallati. Banorët e pallatit 10, të rrugës “Bab Rexha”, kanë dalë jashtë apartamenteve të tyre të tronditur pas shpërthimit, ndërkohë që flakët e zjarrit arrinin deri në katin e katërt të këtij pallati.

Zjarri ka ndodhur pasi ngarkesa e madhe e energjisë elektrike nuk arrinte të përballohej nga transformatorët. Këto dy transformatorë furnizonin me energji një zonë të madhe të Tiranës. Duke filluar nga ish-parku i autobusëve deri tek Fusha e Aviacionit, në afërsi të Laprakës. Është hera e tretë që ky transformator, pëson një dëmtim të tillë. Ndërkohë që pallatet e reja sa vijnë e shtohen dhe është e domosdoshme hyrja në funksion e transformatorëve të rinj./tvklan.al