Një shpërthimi i fuqishëm në një dyqan buke në Paris shkaktoi të paktën 3 viktima dhe rreth 50 të plagosur, disa dhjetëra prej tyre në gjendje kritike.

Dy prej viktimave janë zjarrfikës, të cilët humbën jetën nga disa shpërthime të mëpasshme. Viktima e tretë është një turiste spanjolle.

“Në orën 08:37 këtë mëngjes zjarrfikësit tanë ndërhynë në këtë ndërtesë. Gjatë operacionit të shpëtimit, pati një shpërthim. Aktualisht 2 prej zjarrfikësve kanë mbetur të vdekur”,

tha ministri i Brendshëm.

Ngjarja ndodhi në zonën 9, në zemër të kryeqytetit francez. Sipas autoriteteve, shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi. Fuqia e madhe e shpërthimit ka shkatërruar krejtësisht edhe katet e sipërme të ndërtesës. Dëshmitarët thanë për mediat franceze se shpërthimi i përngjante një bombe e fuqishme.

“Vinte shumë erë gazi në të gjithë ndërtesën. Thirrëm zjarrfikësit, ata erdhën dhe 10 minuta më pas shpërtheu gjithçka”.

Incidenti ndodhi në një orë pak të frekuentuar, kur rrugët ishin të boshatisura, në të kundërt pasojat mund të ishin edhe më tragjike.

Tv Klan