Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin grek të Selanikut, ku hetimet zbuluan se pas vdekjes së një të moshuari qëndrojnë dy adoleshentë.

86-vjeçari kishte rënë pre e një grabitje më 2 Dhjetor, kur autorët e dhunuan dhe i morën 200 Euro.

I moshuari u dërgua në spital me dëmtime të rënda, por më pas humbi jetën për shkak të goditjeve që kishte në trup dhe pësoi hemorragji cerebrale.

Autoritetet greke zbuluan se autorët e kësaj ngjarje janë dy adoleshentë, 12 dhe 14 vjeç. Ata janë arrestuar dhe kanë pranuar krimin e rëndë.

Nga hetimet ka rezultuar se të përfshirë janë edhe gjyshja 45-vjeçare e dy autorëve dhe partneri i saj 40-vjeçar, të cilët thuhet se janë bashkëpunëtorë. Edhe këta të fundit janë arrestuar.

Të miturit rrëfyen të gjithë dinamikën, se si hynë brenda banesës së të moshuarit dhe filluan ta dhunonin barbarisht.

Ndërsa gjyshërit e tyre qëndronin pranë shtëpisë për të parë nëse mund të shfaqej papritur ndonjë patrullë policore. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë ende. /tvklan.al