Zhdukja e papritur Julenit 2-vjeçar kishte shokuar prej javësh opinionin publik në Spanjë. Ashtu siç druanin ekipet e shpëtimit trupi i tij u gjet i pajetë në orët e para së shtunës, në një vrimë me diametër 25 cm, por 100 metra të thellë.

Ngjarja e trishtë ndodhi të dielën e 13 Janarit, gjatë një pikniku familjar. I humbur nga shikimi i prindërve Vogëlushi ra në vrimën e hapur vetëm 1 muaj më parë, në kërkim të rezervave ujore.

U prehsh në paqe Julen, ishte mesazhi në Twitter i policisë së Malagas, që dha lajmin e hidhur. Kryeministri Pedro Sanchez tha se e gjithë Spanja ndjen trishtimin e familjes së 2-vjeçarit.

Vdekja e vogëlushit vjen si një mallkim për prindërit e tij. Juleni është fëmija i dytë që Josè Rosellò e Victoria García humbasin. 3 vjet më parë, djali i tyre i parë, Oliver, pësoi një atak kardiak gjatë një shëtitjeje në plazh dhe humbi jetën.

Tv Klan