1 i vrarë dhe 4 të plagosur është bilanci tragjik i të shtënave me armë në një lokal në kryeqytet këtë të martë.

Viktima është Erion Çela, 35-vjeç. Ndërsa të plagosur mbetën vëllai i tij, Blerim Çela 28 vjeç, Arben Danin 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç dhe Edmond Crroj 41 vjeç. Të katërt personat në fjalë ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në zonën e Don Boskos, për arsye ende të panjohura. Zyrtarisht policia tha se autorët, identiteti i të cilëve nuk dihet, hapën zjarr nga jashtë lokalit, në kohën kur të 5 personat që ranë pre e plumbave ndodheshin të ulur në tavolinë.

Pas ngjarjes, autorët u larguan me makinë dhe aktualisht policia po punon për kapjen e tyre. Ata dyshohet se janë 3.

“Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas. Si pasojë e të shtënave, shtetasi Erion Çela, 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmond Crroj, 41 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, tha Policia e Tiranë në një informacion paraprak për ngjarjen.

19:19 “Një person qëlloi me breshëri nga sedilja e pasme…”, si ndodhi ngjarja në lokalin te Don Bosko

Autorët erdhën me makinë nga spitali i Traumës drejt lokalit në Don Bosko. Aty kthyen makinën dhe u pozicionuan përballë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Çela, daja i tyre dhe një tjetër person. Ata nuk e fikën makinën dhe nga sedilja e pasme një person hapi zjarr me breshëri automatiku në drejtim të tavolinës ku ishin ulur personat në fjalë.

Kjo është dinamika e ngjarjes që tronditi Tiranën këtë të martë, të paktën sipas të dhënave të deritanishme nga grupi hetimor, të përcjella nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Viktimë nga kjo ngjarje mbeti Erion Çela, 35 vjeç, me origjinë nga Dibra, ndërsa u plagosën vëllai i tij, Blerim Çela, 28 vjeç, Arben Dani 46 vjeç, Edmond Crroj 41 vjeç dhe kamarieri i lokalit Azbi Selimaj, 19 vjeç.

Gazetari thotë se sipas policisë, i vetmi person me precedentë të mëparshëm penalë rezulton daja i viktimës, Edmond Crroj. Ai mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë për drogë në Itali. Më parë, 41-vjeçari ka mbajtur emrin Adriatik Crroj.

Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja e rëndë, nuk ka asnjë të dhënë për autorët e saj, po ashtu edhe për motivet.

Ajo që dihet deri më tani, gjithnjë sipas burimeve policore, është se autorët lëviznin me një Mercedez Benz të vjedhur dhe me targa të vjedhura.

Pavarësisht se në të gjithë hyrje-daljet e Tiranës u ngritën pika kontrolli, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Autoritetet hetimore kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në lokal dhe në zonën përreth, ndërsa në pyetje janë marrë edhe dëshmitarët okularë.

Sa i përket 4 të plagosurve, ata ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

18:20 Detaje të reja nga masakra në Tiranë: Mes të plagosurve dhe daja i viktimës. Person me precedentë penalë

Klan News sjell detaje të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur këtë të martë në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar dhe u plagosën 4 të tjerë.

Viktimë nga kjo ngjarje mbeti Erion Çela, 35 vjeç, me origjinë nga Dibra, ndërsa u plagosën vëllai i tij, Blerim Çela, 28 vjeç, Arben Dani 46 vjeç, Edmond Crroj 41 vjeç dhe kamarieri i lokalit Azbi Selimaj, 19 vjeç.

Teksa viktima nuk raportohet të ketë precedentë penalë, daja i tij Edmond Crroj rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për drogë jashtë vendit. Po sipas burimeve për Klan News, ai mësohet se më parë ka mbajtur dhe emrin Adriatik Crroj.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ngjarja ka ardhur për larje hesapesh apo si pasojë e një konflikti të çastit.

Autorët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, u larguan me një Mercedez Benz me targa të vjedhura nga një makinë Smart në Tiranë.

Autorët dyshohet se hapën zjarr nga brenda makinës dhe personi që qëlloi dyshohet të ketë qenë një i vetëm. Edhe makina me të cilën ata udhëtonin dhe u larguan dyshohet se është e vjedhur.

4 të plagosurit ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

18:02 Masakra te Don Bosko, plumbat plagosën edhe kamarierin 19-vjeçar

1 i vrarë dhe 4 të plagosur është bilanci tragjik i të shtënave me armë në një lokal në zonën e Don Boskos në kryeqytet këtë të martë.

Viktima është Erion Çela, 35 vjeç. Ndërsa të plagosur mbetën vëllai i tij, Blerim Çela, 28 vjeç, Arben Dani 46 vjeçEdmond Crroj 41 vjeç dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç. Ky i fundit, sipas Klan News, mësohet se punonte si kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja. Së bashku me 3 të plagosurit e tjerë ai ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Shkaqet e kësaj masakre që vjen në ditët e para të vitit mbeten të panjohura. Zyrtarisht policia tha se autorët, identiteti i të cilëve nuk dihet, hapën zjarr nga jashtë lokalit, në kohën kur personat që ranë pre e plumbave ndodheshin të ulur në tavolinë.

Pas ngjarjes, autorët u larguan me makinë dhe aktualisht policia po punon për kapjen e tyre.

17:26 Emrat: Kush është viktima dhe 4 të plagosurit në Tiranë

Erion Çela është 35-vjeçari që mbeti i vrarë ditën e sotme në një atentat në zonën e Don Boskos në Tiranë. Tvklan.al mëson se ai ka qenë në një lokal në këtë zonë me 4 persona të tjerë në një tavolinë dhe aty kanë ranë pre e breshërive të armëve.

Nga të shtënat e armëve janë plagosur Arben Dani 46 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjeç është dëmtuar në shpatull, ndërsa Edmond Crroj 41 vjeç ka marrë plagë në këmbë dhe në bark. Ndërkohë është plagosur dhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, i cili është dëmtuar në këmbë dhe në fytyrë.

Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe janë ngritur pika kontrolli në zona në zona të ndryshme në Tiranë në përpjekje për të kapur autorët.

17:23 Policia, informacion zyrtar për ngjarjen në Don Bosko: 1 i vrarë dhe 4 të plagosur

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin zyrtar për atentatin e ndodhur sot pasdite në zonën e Don Boskos në Tiranë. Në një njoftim për mediat policia sqaron se 1 person ka mbetur i vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Viktima dhe të plagosurit kanë qenë në një lokal të zonën dhe persona të paidentifikuar ende kanë hapur zjarr kundër tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi Erion Çela, 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmond Crroj, 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

17:01 Video nga vendi i ngjarjes: Ky është lokali në Don Bosko ku u vra 1 person dhe 4 të tjerë u plagosën

Ky është lokali në zonën e Don Boskos, aty ku të shtënat me armë zjarri lanë 1 të vrarë dhe 4 të plagosur.

Tvklan.al solli pamjet live nga vendi i ngjarjes.

Viktima është Erion Çela 35 vjeç. Ndërsa të plagosur mbetën Arben Dani 46 vjeç, i cili mori plagë në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjeç është dëmtuar në shpatull, ndërsa Edmond Crroj 41 vjeç ka marrë plagë në këmbë dhe në bark. Ndërkohë është plagosur dhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, i cili është dëmtuar në këmbë dhe në fytyrë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal të zonës. Autorët hapën zjarr nga jashtë lokalit, ku qëndronin të ulur personat që ranë pre e plumbave. Pas ngjarjes, autorët u larguan me një makinë Mercedes Benz të zi, me targa AA 125 UK. Në të dyshohet se brenda kanë qenë 3 persona të armatosur të cilët janë larguar në zonën e Laprakës.

Paraprakisht dyshimet janë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes dy grupeve. Identiteti i autorëve të kësaj ngjarje tronditëse nuk dihet ende, ashtu sikurse edhe motivet e saj.

Ndërkohë, tvklan.al solli pamje live nga vendi i ngjarjes.