Grabitet banka në Tropojë ku vidhen 600 milionë lekë. Sipas drejtorit të Policisë Kriminale në Ministrinë e Rendit, Fatmir Hakani fajtor për grabitjen është drejtori i Bankës së Kursimeve Artan Santo, ndoshta edhe në mënyrë indirekte. Grabitja ka ndodhur brenda komisariatit ku janë marrë peng edhe tre policë. Sipas Hakanit ka qënë e gabuar transportimi i parave në një rrugë të vetme dhe për të dërguar një shumë aq të madhe jashtë Tiranës duhen të paktën 6 muaj. I këtij mendimi i qëndron dhe Drejtori i Përgjithshëm i hetimeve Agim Tirana.

Pamje Banka e Kursimeve Tiranë, Prokuroria e Përgjithshme./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj