Një 66 – vjeçar ka përndjekur dhe kërcënuar me armë një 17 – vjeçare, që të martohej me të. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçaj të Tropojës.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Azem Trezhnjevës, i cili sipas kallëzimit të 17 – vjeçares me inicialet R. B, e ka kanosur me armë dhe e ka shtrëngur për të lidhur martesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, nga ana e policisë iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, automatik “Zazstava”, si dhe dy krëhëra me fishekë.

Sipas policisë, Azem Trezhnjeva është i ve prej 9 vitesh dhe babai i tre vajzave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës, për veprat penale të “Kanosjes”, “Prodhimit” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Shtrëngimit për të lidhur martesë”.

Tv Klan