Prokuroria e Tiranës ka pezulluar hetimet per ekipin e Skënderbeut i cili po hetohet për trukimin e disa ndeshjeve. Burime nga akuza e kryeqytetit konfirmuan për Tv Klan se janë dërguar tre letër porosi drejt Irlandës, Indonezisë dhe Filipineve.

Por asnjë nga këto vende nuk i ka kthyer pergjigje Prokurorisë Shqiptare, dhe e ndodhur ne keto kushte është pezulluar hetimi. Të njëjtat burime sqarojnë se nëse përgjigjet do të vijnë, atëherë hetimi do të rihapet për të kryer veprime të tjera hetimore. Një nga ndeshjet që përflitet se është trukuar është ajo e zhvilluar pikërisht në Irlandë me Krusejders, ku kjo skuadër fitoi me rezultatin 3 me 2 në minutat shtesë.

Ndërsa nga Filipinet dhe Indonezia priten përgjigje për bastet të cilat janë luajtur atje. Sipas të dhënave, pikërisht në këto dy vende aziatike janë luajtur edhe bastet më të mëdha në ndeshjet e Skënderbeut. Për llogari të këtij hetimi Prokuroria pyeti drejtues te klubit Korçar, ish-trajnerin dhe futbollistë. Por për hetimin është mjaft e rëndësishme informacioni nga tre vendet ku janë dërguar letër porosi, për të ngritur me pas një akuzë konkrete ndaj ekipit dhe drejtuesve të klubit të Skënderbeut.

Tv Klan