Presidenti amerikan kritikon liderët demokratë

Presidenti i SHBA Donald Trump do të dërgojë agjentë federalë në shumë qytete amerikane për të goditur krimin dhe dhunën.

Programi përfshin vendosjen e agjentëve federalë për të ndihmuar policinë lokale në luftimin e asaj që Departamenti i Drejtësisë e ka përshkruar si një “rritje” të krimit të dhunshëm.

Operacioni do të përfshijë qytete si Chicago dhe New Mexico, teksa kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk kishte alternativë tjetër për të ulur numrin e vrasjeve dhe të vdekjeve që kanë ndodhur kohët e fundit që pas vrasjes nga policia të afroamerikanit George Floyd.

Presidenti republikan ka kritikuar ashpër liderët demokratë për mënyrën se si i kanë drejtuar këto qytete dhe çështjen delikate të racizmit.

Tv Klan