Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, kanë shtuar sulmet ndaj njëri-tjetrit.
Në një bashkëbisedim me ish-gazetarin e Fox Njuz Takër Karlson, pas përdori terma fyes si për Xho Bajdenin dhe për Kamala Herrisin, kandidati republikan u shpreh se vetëm një manipulim i zgjedhjeve do ta pengonte atë nga fitorja e zgjedhjeve presidenciale.
“Mendoj se po udhëheqim shumë fort dhe të mos lëmë hapsirë për manipulime sepse ka shumë mashtrues. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë do të kemi një fitore të jashëzakonshme, mendoj një nga fitoret më të mëdha të të gjitha kohrave”.
Trump ishte në Arizona, një nga shtatë shtetet kyçe për presidencialet e 5Nëntorit së bashku me Xhorxhian, Karolinën e Veriut, Wisconsin, Pensilvaninë dhe Miçiganin.
Klan News