“Dikur ishte skeptik për dyshimet se Covid-19 doli nga laboratori i Whanit”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump akuzon për paaftësi kryevirologun Antony Fauci. Akuzat i hodhi në një dalje të rrallë përpara mbështetësve në Karolinën e Veriut. Për akuzat që hedh ndaj Faucit merr shkas nga kërkesa e tij për hetime mbi dyshimet e hedhura më herët nga shërbimet e zbulimit se COVID-19 ka dalë nga laboratorët e Uhanit.

Në prill të vitit të kaluar, kur ishte ende në krye të Shtëpisë së Bardhë, Trump bëri thirrje për hetime ndërkombëtare për të njëjtat dyshime. Në atë kohë Antony Fauci shfaqej tepër skeptik mbi këtë hipotezë.

Duke e marrë si të mirëqenë që koronavirusi doli nga laboratori i Wuhanit, Trump tha në takimin me mbështetësit se Kina duhet të paguajë 10 trilionë dollarë dëmshpërblime për të gjithë shtetet e botës, të cilëve pandemia u ka shkaktuar dëme ekonomike.

Nëse Pekini nuk pranon, Trump propozon që shtetet që kanë marrë borxhe nga Kina, të mos ia ripaguajnë. Trump akuzoi sërish demokratët se manipuluan votat në zgjedhjet e Nëntorit të kaluar, ndërsa premtoi se do të rikandidojë për një mandat të dytë në 2024-ën.

Tv Klan