Trump, antireklamë për “Louis Vuitton”

Posta

Trump, antireklamë për “Louis Vuitton”

11:10 19/10/2019

Kryqëzohet nga populli pse tregoi mirëqenien e tij

Duket se çdo gjë që Donald Trump thotë, qoftë për shaka ose jo, për të tjerët është gjithmonë temë diskutimi.

Teksa Presidenti i Amerikës, ka marrë pjesë në inaugurimin e fabrikës së  “Louis Vuitton” në Texas, një shaka e tij ka irrituar me qindra persona.

Gjatë fjalimit të tij, Trump u shpreh se e njihte mirë këtë markë, pasi i kishte kushtuar shumë para. Sigurisht pasi në jetën e tij janë shumë femra dhe një çantë origjinale e markës së njohur kushton me mijëra dollarë.

Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga shumë individë, të cilët e kanë konsideruar si të pa denjë këtë shaka të tij, pasi jo të gjithë e kanë luksin të kenë në garderobë një prodhim të “Louis Vuitton”.

Disa fansa të tjerë të markës, janë shprehur se do t’i shesin edhe ato produkte që kishin të kompanisë së njohur dhe nuk do të blejnë më kurrë prej tyre.

Fabrika e re deri më tani ka 150 të punësuar, por pritet që deri në 5 vitet e ardhshme numri të shkojnë në 1000 persona. Një tjetër risi e kësaj fabrike është se aty do të kenë mundësinë të punojnë të gjithë edhe nëse nuk janë artizanë profesionistë. Ndërkohë çantat, të cilat do të kushtojnë mbi 1 200 dollarë do të etiketohen si prodhim amerikan dhe jo francez.

Klan Plus


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT