Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se ka anuluar pjesë të Konventës Kombëtare Republikane e planifikuar të mbahej në Florida muajin e ardhshëm.

Ai përmendi si shkak për këtë vendim “rritjen e ndjeshme” të rasteve me koronavirus. Megjithatë të tjera ngjarje që lidhen me konventën pritet të zhvillohen në Karolinën e Veriut.

Nuk është koha e duhur për të mbajtur një aktivitet të madh“, tha Trump duke iu referuar rastit të Jacksonvillit.

Muajin e kaluar Presidenti Trump zhvendosi disa pjesë të konventës republikane në Florida në mesin e mosmarrëveshjeve me drejtuesit demokratë të Karolinës së Veriut lidhur me mbajtjen e një ngjarjeje politike në ambiente të mbyllura dhe në praninë e mbështetësve pa maska.

Por planet nisën të ndryshojnë ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi filloi të rritej në Florida dhe në pjesën më të madhe të vendit gjatë muajit të fundit.

Megjithatë një pjesë e vogël e delegatëve të Partisë Republikane është parashikuar të mblidhen më 24 gusht në Charlotte të Karolinës së Veriut për të rikandiduar zyrtarisht zotit Trump për garën presidenciale.

Presidenti Trump tha se do të mbajë një fjalim për pranimin e kandidimin, por në një formë alternative. /VOA