Presidenti amerikan Donald Trump anulon vizitën e parashikuar për në Shkurt në Britaninë e Madhe. Përmes një mesazhi në Twitter, Trump tha se arsyeja ishte ndërtesa e re e Ambasadës Amerikane në Londër, ku ai do të merrte pjesë në përurim.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte kundër kësaj ambasade, pasi pararendësi i tij Obama kishte shpenzuar 1.2 miliardë dollarë për ndërtesën e re, ndërsa të vjetrën e kishte shitur me vlerën e “kikirikëve”.

Por sipas mediave britanike, Trump kërkon të shmangë takimin me Kryeministren Theresa May, me të cilën ka pasur përplasje për shumë çështje, mes të cilave edhe për vendimin e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Tv Klan