Pas bisedës më Vladimir Putin, presidenti i SHBA-së, Donald Trump komunikoi në telefon këtë të mërkurë edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një postim në rrjetin social Truth, Trump e përshkroi bisedën si shumë të mirë. Ajo zgjati rreth 1 orë.

“Shumica e bisedës u bazua mbi telefonatën që bëra dje me Presidentin Putin në mënyrë që të kuptojmë Rusinë dhe Ukrainën sa i përket kërkesave dhe nevoja të tyre. Jemi në rrugë të mbarë”, tha Trump.

Më tej shtoi se i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, që të japin një përshkrim të saktë të pikave që u diskutuan.

Megjithatë në lidhje me këtë bisedë pritet që të publikohet një deklaratë në vijim./tvklan.al