Një ditë përpara vizitës në Britaninë e Madhe, presidenti amerikan Donald Trump godet fuqishëm negociatat për Brexitin mes Londrës dhe Brukselit. Në një intervistë për Sunday Times, shefi i Shtëpisë së Bardhë kritikoi ashpër marrëveshjen e arritur nga May dhe jep këshilla për pasuesin e saj në krye të qeverisë britanike.

Donald Trump, president i SHBA: Negociatat e deritanishme për Brexit-in ua lanë BE-së të gjitha kartat në duar. Nëse nuk arrini marrëveshjen që doni, nëse marrëveshja nuk është e ndershme, atëherë braktiseni atë. Personalisht nuk do të paguaja faturën prej 50 miliardë Dollarësh për shkëputjen nga unioni. Është një shifër e tmerrshme. 

Dëmet nga prishja e marrëveshjeve tregtare me Bashkimin Europian, Trump premton t’ua kompensojë britanikëve brenda pak muajve pas BREXIT-it.

Donald Trump, president i SHBA:  Një prej avantazheve të Brexit-it është fakti që do të negocioni me vendin numër 1 në Botë.

Si pasues të Theresa May, presidenti amerikan u propozon konservatorëve rivalin e saj kryesor brenda partisë, ish-ministrin e jashtëm Boris Johnson. Ndërsa në negociatat e shkëputjes propozon përfshirjen e Nigel Farage, nismëtarit të referendumit për Brexit-in.

Tv Klan