Singapori mund të jetë shteti ku do të zhvillohet takimi historik mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtarët, të cilët folën për Fox News, CNN, CBS dhe Reuters, vunë në dukje se presidenti amerikan mund të takohet në Singapor me Kimin. Kjo vjen menjëherë pas takimit të Sekretarit Amerikan Mike Pompeo, i cili ishte në Korenë e Veriut për të përgatitur për bisedimet historike mes Trump dhe Kim.

Ka pasur shumë hipoteza dhe spekulime lidhur me takimin mes dy liderëve. Vetë Trump në fillim të muajit tha se takimi mund të zhvillohej  në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve. Megjithatë, Trump e përjashtoi këtë mundësi./tvklan.al