Që takimi mes dy liderëve do të ishte i suksesshëm dhe në një klimë pozitive, kjo u kuptua që nisje të tij, kur Trump shfaqet tejet miqësore me Putinin, aq sa i shkel edhe syrin, një moment që s’u shpëtoi kamerave.

Për gati dy orë, presidentët qëndruan në një takim kokë më kokë, pa praninë e këshilltarëve dhe dy orë të tjera në një drekë të përbashkët të delegacioneve. 4 orë të mjaftueshme për ndryshim rrënjësor të marrëdhënieve, pohoi presidenti Trump.

“Edhe gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë arritur ta mbajnë të gjallë dialogun. Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë më të këqija se sot, por kjo ndryshoi para 4 orësh”.

Edhe për Putin takimi ishte një sukses.

“Lufta e Ftohtë i përket së shkuarës. Koha e përballjeve të palogjikshme mes dy vende është e largët. Sot Rusia dhe SHBA-të përballen me sfida të përbashkëta, si lufta kundër terrorizmit, klima apo ekonomia”.

Pyetje nëse ka ndonjë material kompromentues ndaj Trump-it, Putin e mohoi me një buzëqeshje, duke thënë se në kohën kur Trump vizitonte Moskën, të njëjtin udhëtim e kryenin qindra biznesmenë të tjerë.

Presidenti rus kishte përgatitur edhe një surprizë për Trump. Kur një nga gazetarët i kujtoi shprehjen e Mike Pompeo se topi është në fushën e Rusisë, Putin e kishte gati përgjigjen.

Tv Klan