Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të lartë të kompanive amerikane të naftës, për të diskutuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit në punën e tyre.

Industria e naftës është prekur keq, pasi kërkesa për energji ka rënë në mënyrë paralele me kufizimet në lëvizje të vendosura nga qeveritë, me qëllim të kontrollimit të sëmundjes Covid-19.

Një mosmarrëveshje mes Rusisë dhe Arabisë Saudite rreth sasisë së prodhimit, po ashtu ka qenë faktor në uljen e çmimit të naftës.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk ka specifikuar se cilat kompani do të jenë prezente në takim.

Megjithatë, ai ka komentuar mospajtimet mes Arabisë Saudite dhe Rusisë, duke thënë se të dyja shtetet janë të fokusuar në bisedime dhe se beson që do të tejkalojnë dallimet e tyre.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Trumpit, Robert O’Brien, po ashtu ka folur gjatë konferencës, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “do të punojnë me prodhuesit më të mëdhenj të naftës për të adresuar jostabilitetin në tregjet globale të naftës”. /REL