Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të sigurojë 5.7 miliardë dollarët e ndërtimit të murit me Meksikën përmes shpalljes së gjendjes së emergjencës nga emigrantët. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders përmes një deklarate për shtyp të publikuar në Twitter.

Shpallja e gjendjes së emergjencës i garanton Presidentit Trump të marrë kompetenca shtesë pa miratimin e Kongresit, për të menaxhuar krizë humanitare të krijuar në kufijtë jugorë të Shteteve të Bashkuara nga dyndja e emigrantëve ilegalë nga vendet e Amerikës latine në kufi.

Në të njëjtën kohë, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të nënshkruajë edhe buxhetin për 2019-n. Demokratët që kanë shumicën në Kongres nuk pranuan që projekti tepër i kushtueshëm i ndërtimit të murit kufitar të përfshihej në buxhet. Ndaj dhe Trump pa si zgjidhje alternative shpalljen e gjendjes së emergjencës. Mosmarrëveshjet shkaktuan mbylljen 35 ditore të qeverisë federale, periudha më e gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Tv Klan