Mediat: Pyeti zyrtarët e lartë edhe pse është në ditët e fundit në pushtet

Edhe pse humbi zgjedhjet dhe tashmë i mbeten dy muaj nga mbarimi zyrtar i mandatit presidencial, Donald Trump nuk ka ndërmend të reshtë së marri vendime me ndikim global.

Mediat amerikane shkruajnë se ditët e fundit, ai ka shqyrtuar mundësinë e urdhërimit të një sulmi ndaj Iranit. Gjatë një takimi në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë më 12 Nëntor, Trump ka pyetur zyrtarë të lartë si zv/presidenti Mike Pence dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo, nëse ekzistonin kushtet për një sulm ushtarak kundër Iranit gjatë javëve të ardhshme. Në shënjestër janë njësitë bërthamore ku Teherani mendohet se po zhvillon armë të shkatërrimit në masë.

Sipas mediave, zyrtarët e lartë të administratës i paraqitën presidentit në detyrë skenarët e mundshëm, por ai vendosi të mos lëvizë përpara për arsye që janë të paqartë. Nisja e një sulmi ndaj Iranit mund të ndizte një konflikt më të gjerë në javët e fundit të presidencës së tij.

Trump shquhet për politikat e tij pro-Izraelit, ndër vendet më të rrezikuara nga zhvillimi i armëve bërthamore iraniane.

Tv Klan