Departamenti i Homeland Security ka numëruar 900,000 persona që do jenë të pranishëm në Washington DC, duke përfshirë dhe mijëra protestues. Obama ka patur 1.8 milionë persona të pranishëm.

Duke qenë se kanë mbetur vetëm disa ditë nga hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është duke ftuar njerëzit në reklamat e Facebook që të shfaqen në një inaugurimin e tij si president i SHBA.

Presidenti i zgjedhur ka patur nivelet më të ulëta të përzgjedhjes si favorit ndërmjet të gjithë presidentëve të mëparshëm të SHBA.

“Inaugurimi është momenti ynë në historinë amerikane dhe dua që të gjithë të jeni me mua në këtë ditë. Do jetë shumë emocionuese”, tha Trump në një video live të publikuar në Facebook.

Kjo reklamë kishte si fokus grup shfaqjeje njujorkezët mbi moshën 27-vjeçare./tvklan.al