Presidenti amerikan Donald Trump hedh dyshime se pararendësi i tij Joe Biden mund të ketë qenë i sëmurë shumë kohë më parë, që kur ishte president, por sëmundja e tij mund t’i jetë fshehur publikut.
“Është shumë e trishtueshme në të vërtetë. Unë u habita që publiku nuk është informuar kohë më parë, sepse grada e 9-të kërkon shumë kohë të zhvillohet”.
Për shefin e Shtëpisë së Bardhë, problemet shëndetësore e kanë penguar me kohë Biden të ushtronte detyrën si president, duke sjellë për pasojë edhe krizat aktuale me të cilat po përballen Shtetet e Bashkuara dhe globi.
“Mjekët kanë thënë gjithmonë se ai ka qenë mirë, por doli e kundërta. Kjo është e rrezikshme për vendin. Shikoni lëmshin ku jemi futur, për Ukrainën dhe Rusinë për shembull. Lufta nuk duhej të ndodhte”.
Në fjalimet para se të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka hedhur shpesh dyshime mbi gjendjen shëndetësore të Biden kur ishte president, i cili jo rrallë herë ka humbur orientimin në shfaqjet publike.
Familja dhe zyra e ish-presidentit njoftoi të dielën se 82-vjeçari vuan nga një masë tumorale agresive e niveleve më të larta që po i përhapet nëpër trup, për të cilën ata u informuan vetëm të premten pas kontrolleve mjekësore më herët gjatë javës së kaluar.
Tv Klan