Hakerat me lidhje me Rusinë, Kinën dhe Iranin po përpiqen që të përgjojnë njerëzit dhe grupet e përfshira në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA. Microsoft ka dalë në një deklaratë dhe thotë se hakerat që hynë në fushatën elektorale të demokratëve në 2016-ën janë përfshirë sërish.

“Është e qartë që grupe të huaja kanë rritur përpjekjet duke shënjestruar zgjedhjet”, thuhej në reagimin e kompanisë teknologjike.

Në syrin e hakerave janë Presidenti Donald Trump dhe kandidati i demokratëve, Joe Biden.

BBC shkruan se mbi 200 organizata janë sulmuar nga grupi rus, Strontium. Shumica prej organizatave kanë lidhje me të dyja partitë e mëdha politike amerikane.

Sulmuesit kibernetikë kanë shënjestruar edhe partitë politike në Britaninë e Madhe, sipas Microsoft-it. Megjithatë kompania teknologjike nuk ka specifikuar se kë. Strontium njihet si “Ariu i Bukur” mes hakerave dhe dyshohet se është përfshirë me inteligjencën ushtarake ruse, GRU.

Microsoft ka shtuar më tej se hakerat kinezë kanë sulmuar personat e lidhur me Biden, ndërsa ata iranianë personat e lidhur me fushatën e Trump.  Mirëpo shumica e këtyre sulmeve kibernetike nuk kanë qenë të suksesshme. /tvklan.al