Ashtu siç pritej Donald Trump dhe Hillary Clinton kanë triumfuar në parapraket e New York-ut, duke hedhur një hap thuajse të sigurt drejt konfirmimit si kandidatët e përzgjedhur për garën finale, për Shtëpinë e Bardhë.

Në frontin republikan, Trump mori më shumë se 60% të votive ndaj rivalëve Ted Cruz dhe John Kasich. Nga “Trump Tower” ku mbajti falën e fitores, miliarderi amerikan falenderoi mbështetësit, që e votuan.

Donald Trump, kandidat për president:

“Njerëzit që më njohin më mirë, njerëzit e New York-ut, më dhuruan këtë lloj fitoreje, që është thjesht e pabesueshme”.

Në kampin demokrat, Hillary Clinton e cila mori 58% të voatve, u tha njujorkezëve se, “

sot ata dëshmuan edhe një herë se nuk ka vend tjetër si shtëpia”.

Hillary Clinton, kandidate për presidente: “

Në këtë fushatë kemi fituar në të gjitha rajonet e vendit, por kjo fitore për mua ishte kthyer në një sfidë personale. Ju më keni mbështetur gjithmonë dhe unë jam munduar t’ju mbështes gjithashtu. Sot ne ia dolëm sërish dhe unë ju jam thellësisht mirënjohëse.”

New York-u ishte një fazë vendimtare për garën brenda partisë, pasi i siguron kandidatëve një numër të madh delegatësh, 95 për republikanët dhe 291 për demokratët.

Tv Klan