Ish-presidenti i SHBA: Dollari duhet të dominojë tregjet nëpër botë

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë së fundmi se ai e sheh Bitcoin si një “mashtrim” që ndikon në vlerën e Dollarit amerikan.

Bitcoin, thjesht duket si një mashtrim”, tha ai. “Nuk më pëlqen sepse është një monedhë tjetër që konkurron me dollarin.” Unë dua që dollari të jetë monedha e botës”, ka vijuar më tej Trump, në një intervistë për Fox Business Network. Ai dëshiron që Dollari të dominojë tregjet nëpër botë. Çmimi i Bitcoin ka rënë vazhdimisht që nga fillimi i Majit dhe deri më tani nuk ka patur rritje.

Rënia e tanishme e Bitcoin i atribuohet kthesës së prodhuesit të makinave elektrike Tesla nga njoftimi i saj i hershëm për lejimin e monedhës si pagesë. Kompania është tërhequr nga zotimi dhe tha se nuk do ta pranonte  më Bitcoin.

Komenti i Trump për të shpërfillur Bitcoin vjen pas vendimit të Presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele, për ta bërë vendin e tij të parin në botë që miraton zyrtarisht monedhën dixhitale si mjet ligjor, gjë që ngjalli shqetësime për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Klan News