Yjet më të mëdhenj të kinematografisë u mblodhën në edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Kanë.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga mediat e huaja aktori Robert De Niro u nderua me çmimin Palma e Artë për për karrierën.
Çmimin ja dorëzoi aktori tjetër i njohur Leonardo Di Caprio, me të cilin ka bashkëpunuar për projektin “Killers of the Flower Moon” .
De Niro e përdori fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë për të kritikuar ashpër Presidentin Donald Trump, i cili ka marrë vendimin për të vendosur një tarifë prej 100% ndaj filmave të huaj. Ai bëri thirrje edhe për protesta për të kundërshtuar këtë vendim.
“Ai ka shkurtuar fondet dhe mbështetjen për artet, shkencat humane dhe arsimin. Dhe tani ai ka njoftuar një tarifë 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA -së. Le ta kuptojmë këtë për një moment. Nuk mund t’i vësh një çmim krijimtarisë, por me sa duket mund t’i vendosësh një tarifë. Sigurisht që kjo është e papranueshme”, është shprehur aktori Robert de Niro.
Organizatorët theksojnë se duan të shmangin politikën dhe të përqendrohen te filmat por duket se kjo ka qënë e pashmangshme.
Edhe kryrtarja e e jurisë së Festivalit të Filmit në Kanë të këtij viti, Juliette Binoche u shpreh se vendimi për vendosjen e tarifave ndaj filmave të huaj ka për qëllim të shpetoj reputacionin e tij.
Ajo e përdori, gjithashtu, fjalimin e saj për të nderuar fotoreporteren palestineze Fatma Hassona, subjekt i një dokumentari që do të shfaqet në Kanë, e cila u vra nga një sulm ajror izraelit në Gaza.
Festivali i 78-të i Filmit në Kanë do të zgjasë njëmbëdhjetë ditë deri të shtunën e 24 Majit.
Klan News