Ftesës së Volodimir Zelensky për të parë nga afër masakrat e Vladimir Putinit në Ukrainë, Presidenti amerikan, Donald Trump iu kundërpërgjigj, duke e renditur Presidentin ukrainas mes përgjegjësve për viktimat e luftës.

“Është një luftë që s’duhej të ishte lejuar të fillonte. Biden mund ta ndalte, Zelensky mund ta ndalte, Putin s’duhet ta kishte nisur kurrë. Të gjithë kanë faj…

Ai e ka mendjen të blejë raketa, por nuk mund të nisësh një luftë ndaj dikujt që është 20 herë më i fuqishëm e të shpresosh pastaj që të të japin raketa.”, tha Trump.

Në një intervistë për median britanike online UnHerd, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vans, sqaroi se në këtë konflikt, Uashingtoni nuk po mban anën e askujt dhe po përpiqet të përfshijë interesat strategjikë të Rusisë dhe Ukrainës në përpjekjet për arritjen e paqes.

Ndërkaq, Steve Witkof, i dërguari i Uashingtonit për negociatat e paqes Kiev-Moskë, tha në një intervistë televizive në bisedimet e 11 Prillit në Shën Pjetërburg se Putin i kishte shprehur interesin për një paqe afatgjatë. Pika kryesore e përpjekjeve aktuale janë 5 rajonet ukrainase e aneksuara nga Rusia.

Tv Klan