Ish-Presidenti më pranë nominimit

Donald Trump mori një fitore të rëndësishme për garën presidenciale duke arritur një fitore masive ndaj Nikki Haley pikërisht në shtetin kur ajo kishte qenë guvernatore në Karolinen e Jugut.

Trump fitoi me 20 pikë përpara ndaj rivales së tij në zgjedhjet brenda republikaneve duke qenë më afër nominimit si kandidat për president, pasi kjo ishte fitorja e katërt radhazi.

Në fjalim e mbajtur përpara mbështetësve ish-presidenti nuk e përmendi rivalen e tij por pati një mesazh për rivalin e tij demokrat, presidentin Joe Biden.

“Ne do ta shikojmë Joe Biden drejt në sy. Ai po shkatërron vendin tonë. Dhe ne do të themi ik Joe, je pushuar nga puna”, tha ai.

Për ish-presidentin zgjedhjet në këtë në këtë shtet unifikuan Partinë Republikane. Edhe pse humbi në shtetin ku shërbeu për 8 vite si guvernatori Haley deklaroi se nuk do të tërhiqet nga gara.

“Unë nuk po heq dorë nga kjo luftë kur shumica e amerikanëve nuk e pranojnë  Donald Trumpin dhe Joe Bidenin”, tha ajo.

Të martën pritet të zhvillohet gara më e rëndësishme. Ajo cilësohet si “super e marta”, ku zgjedhjet mbahen në 14 shtete.

Tv Klan