Trump heq dorë nga shtyrja e zgjedhjeve


Trump heq dorë nga shtyrja e zgjedhjeve

12:13 31/07/2020

Presidenti amerikan thotë vota me postë nuk është e sigurtë

Disa orë pasi sugjeroi shtyrje të zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se nuk dëshiron të shtyjë votimin, por është i shqetësuar për atë se çfarë mund të prodhoje votimi me postë.

“Unë dua zgjedhje dhe një rezultat shumë më tepër se ju”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk dua të shtyj zgjedhjet, por gjithashtu nuk dua të pres tre muaj dhe pastaj të zbuloj se fletëvotimet mungojnë, dhe zgjedhjet janë të pavlefshme”, shtoi ai.

Trump përmendi raportet e fundit të mediave në lidhje me problemet e mundshme me fletëvotimet me postë që vijnë me vonesë dhe tha se mund të duhen javë, muaj apo edhe vite për ta zgjidhur.

Tv Klan




Të ngjashme